Biznesi si ‘person juridik’: Detyrimet nëse ke xhiro mbi 8 milionë lekë

Biznesi si ‘person juridik’: Detyrimet nëse ke xhiro mbi 8 milionë lekë

157
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur në një publikim prej 16 faqesh sqaron gjithë elementët që duhet të dinë këto bizneset personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë nisur që nga regjistrimi në QKR tek të drejtat e tyre. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim do t’ju njohë me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person juridik me xhiro mbi 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Juridik mbi 8 milionë lekë
Person Juridik quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.

Personi Juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë Lekë ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin; si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore).

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Juridik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin mbi 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2x9hem4” thuhet në njoftimin e bërë nga DPT.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY