Berisha sulmon Mogherinin: Është serbofile dhe rusofile. Po Erdogan cfarë roli ka!

Berisha sulmon Mogherinin: Është serbofile dhe rusofile. Po Erdogan cfarë roli ka!

141
0
Shares

Berisha tha sonte në Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, se nuk ka hequr dorë nga ideja e bashkimit të shqiptarëve në një shtet, por nuk përkrahte një ide që kishte si rrjedhim krijimin e një Serbie të Madhe. Nëse ka kushte për të bashkuar shqiptarët kjo duhet bërë në bashkëpunim me fuqitë e mëdha.

Në vijim ai tha se Kryeministri Rama është në favor të idesë dhe projektit që vjen nga Beogradi.

Duke folur për të ardhmen e Kosovës dhe përfitimi i mundshjëm prej marrëveshjes Thaci-Vucic për konsolidimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, Berisha tha se konsolidimi i Kosovës tashmë ka ndodhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare që ka gjetur shpalljen e pavarësisë së Kosovës në pajtim me ligjin ndërkombëtar.

Berisha tha se strategjia ruse është krijimi i federatës serbo-boshnjake. Dhe ambicia e tyre numër një është Durrësi.

Berisha tha se cështja e këmbimit të territoreve ka filluar para amdministratës së Trump dhe kjo për shkak të serbofiles dhe rusofiles Mogherini. Ndërsa Fasini që është edhe lancuesi i Mogherinit është njeriu më serbofil i Italisë. As Baronesha Ashdown nuk e nisi këtë cështje, dhe as kryeministri Isa Mustafa.

Në lidhje me rolin e Erdogan ai tha se në një moment kritik për cështjen kurde bëri një deklaratë që shprehu pendesë për njohjen e Kosovës. Nuk kam parë një tërheqje nga kjo deklaratë. Në fakt vetë Erdogan ka dhënë një kontribut të madh në njohjen e Kosovës.

Berisha tha se Erdogan ka ndikim në Shqipëri dhe ka bërë synet politik Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY