Akuzat e PD për vizitën në SHBA, Rama:”Shpenzimet i kam të deklaruara,...

Akuzat e PD për vizitën në SHBA, Rama:”Shpenzimet i kam të deklaruara, edhe ato familjare”

99
0
Shares

Në Top Channel ka nisur mbrëmjen e së enjtes transmetimi i emisionit politik të titulluar “Open”.

 Akuza më e fundit, e bërë nga kreu i Partisë Demokratike ndaj kryeministrit të Shqipërisë është se “Rama ka shkuar në SHBA që të bëjë gati një tjetër vjedhje me ligj, të vjedhë territorin e konsullatës shqiptare atje për të ngritur një gradaçelë me miqtë e tij, për të marrë pjesën e tij nga kjo pronë publike e shtetit shqiptar”.

I pyetur rreth kësaj akuze nga Eni Vasili, por edhe për shpenzimet “e luksit” që pretendon PD, Rama u përgjigj me një pyetje retorike se përse duhet të shkonte në SHBA për ta bërë këtë, teksa theksoi se të gjitha shpenzimet e tij dhe të familjarëve janë të deklaruara.

“Njerëzit meritojnë shumë më tepër respekt kur komunikojmë për ta, kjo lloj gjuhe është një fyerje për shqiptarët. Të gjitha shpenzimet e mia familjare, deri tek ato më të imtat janë të deklaruara”, u shpreh Rama/tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY