Rama bën kosh dhe batuta me Ahmetajn: “Po e fiku ky motorin,...

Rama bën kosh dhe batuta me Ahmetajn: “Po e fiku ky motorin, unë rri në ajër”

159
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka vizatuar sot shkollën profesionale Karl Gega në Tiranë, ku ka parë nga afër ndryshimet që ka pësuar ky institucion arsimor. Teksa u njoh me të gjitha risitë që u ofrohen nxënësve që marrin zanate nga më të ndryshmet, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat.

Një e tillë ishte dhe ajo që bëri me ministrin e Financave, ndërsa theksoi se Arben Ahmetajt i kishte lënë motorin pasi vet kishte timonin. “Timonin Arbenit, unë kam timonin. Ku marr vesh unë nga motori. Po e fiku ai motorin, unë rri kështu në ajër (qesh)”, the me humor Rama

 

Gjatë xhiros që bëri nëpër shkollë Rama u fut edhe në palestër ku ‘garoi’ me një nga studentët në basketboll, ndërsa arriti të shënonte një pikë në kosh.

 

Kujtojmë se kryeministri Rama ka një lidhje të fortë me basketbollin, pasi në të shkuarën ka qenë basketbollist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY