Polica e Kavajës, ka prangosur personin, i cili një ditë më parë, kërcënoi pasagjerët e një furgoni, duke e përplasur atë me trafikndarësen e autostradës.
Burime zyrtare të Policisë Vendore, bënë të ditur se dje shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të Ferdinand Rapaj, 48 vjeç, banues në Vlorë.
Ai ka qenë duke udhëtuar si pasagjer bashkë me rreth 20 persona të tjerë në një mjet tip “Volkswagen”, drejtues i së cilit ka qenë shtetasi L. B.
Ferdinand Rapaj ka qenë i ulur në sediljen e parë paralel me drejtuesin e mjetit, kur gjatë lëvizjes në superstradë në afërsi të fshatit Blerimaj të qytetit të Kavajës, dyshohet të ketë nisur të flasë përçart dhe ka kërcënuar pasagjerët e tjerë duke ju thënë, “Më njihni ju mua. Unë ju vras të gjithëve. Allahu Ekber”, dhe ka kapur timonin duke e devijuar mjetin, dhe si pasojë e kësaj mjeti është përplasur me trafikndarësen, e cila ka penguar daljen e tij jashtë rrugës që do të kishte sjellë edhe pasoja në jetë njerëzore. Drejtuesi i mjetit është munduar të mbajë kontrollin e tij dhe ka arritur ta ndalojë mjetin.
Pasi mjeti ka ndaluar, Ferdinand Rapaj ka tentuar të largohet por është mbajtur nga pasagjerët dhe më pas arrestuar nga policia.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” e parashikuar nga Neni 79/ë – 22 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/