Grabitën minierën e Munellës, kapen dy nga autorët bashkë me 600 mijë...

Grabitën minierën e Munellës, kapen dy nga autorët bashkë me 600 mijë lekë kabull (EMRAT)

99
0
Shares

Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në minierën e Munellës tre ditë më parë dhe vë në pranga dy nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë.

Në pranga kanë rënë Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë dhe Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz të Pukës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një person i tretë.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se  nën kërcënimin e armës  kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës” thotë policia.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  kabullin e vjedhur në minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.

Nga ana e policisë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY