DETAJE/ Ja si tentoi vetëvarjen me batanijen e qelisë, autori plagosjes së...

DETAJE/ Ja si tentoi vetëvarjen me batanijen e qelisë, autori plagosjes së trefishtë

64
0
Shares

Autori i plagosjes së trefishtë, që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Unazën e Re në Tiranë, ka tentuar të vrasë veten në qelinë e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë. Akti u parandalua menjëherë nga punonjësit e policisë të cilët ishin me shërbim.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të  para mëngjesit të djeshëm rreth orës 1:20 minuta.
Burime zyrtare të Policisë sqaruan se Levanti kishte prerë batanijen në rripa dhe pasi ka tentuar t’i lidhë ato tek hekurat e dritares është pikasur nga punonjësit e policisë të cilët bënë të mundur edhe ndërhyrjen dhe parandalimin e aktit të rëndë.
Mësohet se 37-vjeçari Marjan Levanti, që pas plagosjes së familjarëve të ish-gruas, ka pësuar një shok psikologjik, që e ka shfaqur edhe në momentin e arrestimit, gjatë shoqërimit, madje edhe gjatë kohës së marrjes në pyetje.
Ai është shfaqur i penduar për plagosjen e vjehrrit, vjehrrës dhe kunatës dhe, sipas Policisë, dyshohet se ka probleme me depresionin. Pas tentativës për vetëvrasje, oficerët kanë tentuar ta marrin në pyetje për të shpjeguar arsyen e ngjarjes, por ai nuk ka folur asnjë fjalë.
Burimet thanë se ai vetëm qante gjatë gjithë kohës, madje edhe në prezencën e psikologes nuk ka arritur të flasë. Për këtë arsye ai është dërguar për mjekim në Spitalin Nr.5, ku u shtrua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Marjan Levanti plagosi me thikë mbrëmjen e së premtes, pas një konflikti për shkaqet e divorcit nga e shoqja, ish-vjehrrin, Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin e tij, Altin Kocaqi.
Të tre të plagosurit vijojnë të marrin mjekim në Spitalin e Traumës, ku më serioze paraqitet gjendja e 69-vjeçares Qanie Kocaqi, e cila edhe dje ka qenë në terapi intensive, por sipas mjekëve pa rrezik për jetën.
Nga ana tjetër, babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së Levantit, Ferit Kocaqi, 72 vjeç, dhe Altin Kocaqi, 47 vjeç, janë të shtruar në pavijon në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY