Kafshon luleshtrydhe por përfundon në spital, i ngec gjilpëra në fyt

Kafshon luleshtrydhe por përfundon në spital, i ngec gjilpëra në fyt

161
0
Shares

Një burrë australian ka kafshuar më shumë se sa mund të përtypte. Ai përfundoi i shtruar në spital, pasi gëlltiti një gjilpërë të fshehur brenda një luleshtrydheje.

Burri nga Brisbane i quajtur Hoani van Dorp bleu luleshtrydhen të dielën, ndoshta për t’u freskuar. Në vend të kësaj, ai gëlltiti diçka të prehtë metalike, e cila ishte brenda një kokrre të frutit.

Miku i Van Dorp, Joshua Gane, ndau imazhet e një gjilpëre mes një kokrre të kuqe.

“Po e postojmë këtë si një paralajmërim për këdo që ka blerë luleshtrydhe në supermarket kohët e fundit,” tha Gane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY