Pa opozitën dhe me 74 vota, mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për...

Pa opozitën dhe me 74 vota, mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për lojërat e fatit

83
0
Shares

Me mungesën e opozitës në kuvend, mazhoranca  ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili sillte për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Sipas presidentit Meta, ulja e barrës fiskale për lojrat e fatit favorizonte këtë industri, duke krijuar efekte negative në aspektin social dhe ekonomik.

Me asnjë votë kundër, të 74 deputetët kanë votuar pro rrëzimit të dekretit të presidentit Meta.

Ditën e sotme po ashtu në Kuvend është miratuar sot dhe kësti i ri i dëmshpërblimit për të përndjekurit politikë.

Ndërkohë opozita për të tretën herë braktisi sallën e kuvedit për tu mbledhur në Durrës, nga ku Basha premtoi se në ditët në vijim do të dalin fakte të reja të përfshirjes së Ramës dhe Xhafajt në lojërat e fatit kurse Kryemadhi premtoi një axhendë të ngjeshur të opozitës në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY