Gjykata e Lartë ka shpallur listën me emrat përfundimtarë të kandidatëve për gjyqtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Kështu, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor janë gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Brikena Ukperaj dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Dervishi.
Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:
Nga Gjykata e Lartë:
- Medi Bici – Gjykata e Lartë
Nga Gjykatat e Apeleve:
- Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
- Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
- Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër
- Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë
Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
- Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
- Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane
- Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
- Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
- Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.
6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/