Rihapet çështja për Ahmet Ajetin, atentatorin e Lulzim Berishës

Rihapet çështja për Ahmet Ajetin, atentatorin e Lulzim Berishës

113
0
Shares

Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka vendosur të rihapë çështjen për atentatorin e Lulzim Berishës, Ahmet Ajeti. Ajeti, 35 vjeç, u dënua me 20 vite burg në mungesë.

Ai u ekstradua nga Kosova në Shqipëri për ngjarjen e vitit 2005. Kujtojmë se Ahmet Ajeti tentoi të vrasë Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit në vitin 2005.

Vetë ai ka kërkuar rihapjen e çështjes, kërkesë kjo që është miratuar dhe nga ana e gjykatës.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B.,  shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur.

Shtetasi Ahmet Ajeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe  “Armëmbajtje pa leje” .

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY