Grabitja me armë e minierës në Pukë, zbardhen detaje nga arrestimi i...

Grabitja me armë e minierës në Pukë, zbardhen detaje nga arrestimi i autorëve

126
0
Shares

Grabitja me armë dhe maska në minierën e Munellës në Pukë është zbardhur.  Kujtojmë se në 10 shtator, persona të maskuar kërcënuan me armë rojen dhe grabitën disa kabllo elektrike.

Mësohen emrat e personave që hynë në minierë. Policia e Pukës njofton se ka arrestuar shtetasit Florian Bunaj, nga Mirdita.

Ndërkohë uniformat blu gjithashtu kanë arrestuar një nga dy personat e shpallur në kërkim, Lekë Marku, teksa vazhdon puna për të kapur personin tjetër.

Duke iu referuar kompanisë, personat që janë shpallur në kërkim, ishin punonjës të minierës.

Për shkak të grabitjes, u pezullua dhe puna sakaq u bë me dije se puna do ti rikthehet normalitetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY