‘Turp për qeverinë’, deputeti tregon se çfarë e ka penguar garën e...

‘Turp për qeverinë’, deputeti tregon se çfarë e ka penguar garën e hapur për teatrin

92
0
Shares

Pas deklaratës së një zëvëndësi të Bashkisë së Tiranës,i cili  shprehte shqetësimin për zhvillimit e truallit tek Teatri Kombëtar me garë publike, Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka reaguar në facebook.

Bylykbashi, është shprehur se shqetësimi i vërtetë ka qenë fakti se trualli i kompanisë “Fusha” ishte kufitar me pronën e Bashkisë.

Deputeti demokrat vijon të thotë më tej se qeverisë nuk i shkoi në mendje të shpronësonte truallin e kompanisë “Fusha”, që më pas të hapte garën.

Sipas Bylykbashit, kjo që po ndodh me Teatrin është turp për qeverinë dhe Erion Veliajn.

Postimi i plotë

Nje zevendes i Veliajt tha sot se ata paskerkeshin patur shqetesim qe zhvillimi i truallit publik tek Teatri te behej me gare te hapur publike, por kete e paskerkesh penguar fakti qe aplikanti Fusha qenka fqinj me bashkine! Me siguri desh te thoshte qe trualli i Fushes ishte kufitar me truallin prone e Bashkise.

Medemek, ato 298 m2 te Fushes mbanin peng shtetin qe te zhvillonte me gare te hapur e transparente gati 9.000 m2 truall shtet. Madje aq i pengonte Fusha, sa i paskerkesh detyruar qe vetem me dy faqe kerkese, te behen bashke qeveri, bashki e parlament e te bejne ligj vetem per Fushen. Madje te prishin edhe Teatrin Kombetar.‎ Sigurisht e kane te shenjte pronen e privatit, u qan zemra ndaj bene keto sakrifica.

As u shkoi fare nder mend ta shpronesonin Fushen nga ato pak 298 m2 kur paskan dashur kaq shume garen. Ashtu sic shpronesuan mijera metra katrore te familjes se vjeter tironce per t’ia dhene truallin e tyre xhamise se re.‎ Fundja me cmimin qe i nxoren truallit, pak qindra mijera euro demshperblim Fushes per 298 m2 e shpronesuar dhe nuk e kishin me pengesen qe i paska vene ne siklet.

Lere pastaj qe kryetari i bashkise nuk ka kompetence te vendose per trojet e saj, por kete e ben keshilli bashkiak me shumice te cilesuar qe Erioni nuk e ka. Ky detaj i “vockel” nuk i paska shqetesuar fare.‎‎

Cfare palacosh! Edhe kur zhyten ne llucen e turpit, perdridhen e duan te duken qelibar!‎‎

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY