Dy mësuesit heronj! Ndërtojnë shkollën e fshatit nga e para

Dy mësuesit heronj! Ndërtojnë shkollën e fshatit nga e para

143
0
Shares

Donald Dervishi dhe Borsion Spaho janë heronj të kohëve moderne!

Ata janë të dy mësues, ndërsa ëndrrën tyre e kanë bërë realitet së fundmi duke ndërtuar vetë shkollën në zonën e Vëndresh Mal, në Skrapar.

Një vit më parë, dy mësuesit morën pjesën në programin “100 milionë” në Top Channel, ku dolën fitues të 2.5 milionë lekëve të vjetra, ndërsa arritën të grumbullojnë edhe rreth 10 mijë dollarë si dhe materiale të dhuruara nga kompani të ndryshme, por edhe individë.

Falë këtyre donacioneve dhe parave të fituara në “100 milionë”, ata bënë të mundur realizimin e ëndrrës së tyre duke e përfunduar së ndërtuari shkollën në këtë fshat. Tashmë Donaldi është edhe drejtor i saj.

Ata ishin të ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” në Top Channel ku rrëfyen aventurën e tyre.
Ndërsa jemi në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, fshati i Skraparit tashmë është bërë me një shkollë të re, ndërsa drejtori i saj Donald Dervishi ka edhe një mesazh për të gjithë mësuesit në vend.
“Edhe mësuesit e kolegët tanë në Shqipëri, duhet t’i shohin gjërat më ndryshe. Mësues nuk quhesh se ke marrë një diplomë, apo do marrësh rrogën në fund të muajit, por ke një mision më të gjerë, duhet të arrish që nxënësit t’i bësh dikushin në jetë”, u shpreh Donaldi./Tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY