Vdekja e foshnjes në Durrës, mjekja: Sëmundje e rrallë, kishte thyerje të...

Vdekja e foshnjes në Durrës, mjekja: Sëmundje e rrallë, kishte thyerje të ….

193
0
Shares

Pas vdekjes së foshnjës në Spitalin e Durrësit, e cila kishte vetëm 4 ditë që kishte ardhur në jetë ka reaguar për Faxnews  edhe shefja e neonatologjise, Dhurata Besholli.

“Bëmë të pamundurën për të mbajtur fëmijën në jetë. Pati komplikacione dhe kishte thyerje te të gjitha kockave. Le ta përcaktojë ekspertiza shkakun, jemi të hapur për çdo lloj hetimi. Kam asistuar vetë në lindjen e fëmijës dhe kemi bërë të pamundurën për ta mbajtur në jetë foshnjën”, tha ajo.

Ndërkaq pas saj ka reaguar edhe spitali i Durrësit, i cili përmes një reagimi zyrtar thekson se foshnja vuante nga një sindromë e rrallë gjenetike dhe se stafi i spitalit bëri të pamundurën për ta mbajtur në jetë.

“Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e fëmijës së tyre, drejtoria e spitalit rajonal të Durrësit sqaron opinionin publik, në lidhje me lajmin e publikuar në media për “’osveprim të mjekëve në rastin e humbjes së jetës së një foshnje të porsalindur’ si vijon:

Pacientja V. G., u paraqit në spital më datë 07. 09. 2018 në orën 08.00, gravidance 39 javë, paraqitje podalike dhe menjëherë u krye ndërhyrja sectio caesarea segmentare.

Pacientja është asistuar me profesionalizëm gjatë lindjes dhe foshnja u reanimua në sallën e operacionit dhe më pas në repartin e terapisë intensive, në mënyrë kosultative.

Sipas mjekut operator, ekstraksioni i fetusit paraqiti vështirësi dhe u vu re gjatë lindjes frakturë femorale dhe humerale, vërtetuar dhe me grafi.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, në konsultë me ortopedët dhe shërbimin terciar, por fatkeqësisht fëmija ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë më datë 11. 09. 2018.

Sipas mjekëve, foshnja dyshohet të ketë pasur një sëmundje të rrallë gjenetike, anomali skeletike kongenitale, që mund të vlerësohet nga autopsia.

Aktualisht është kryer autopsia dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-logjore për shkakun e vdekjes së foshnjes”, reagon spitali i Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY