Meta thirrje politikanëve në Kosovë, bëhuni “një” për dialogun me Serbinë

Meta thirrje politikanëve në Kosovë, bëhuni “një” për dialogun me Serbinë

87
0
Shares

Presidenti, Ilir Meta, ka kërkuar angazhimin e të gjithë palëve politike në Kosovë në dialogun me Serbinë.

Teksa priti në takim një delegacion të Kosovës, pjesë të cilit ishin kryetari i Parlamentit  Kadri Veseli dhe zëvendës/kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, kreu i shtetit shqiptar theksoi se: “Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë”.

Meta nënvizoi se situata kërkon që shumica qeverisëse të krijojë një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën, por edhe  opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik.

Meta: Në këtë proces të rëndësishëm kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partneret tanë strategjike te angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit.

Gjatë vizitës në vendin tonë, delegacioni kosovar pati takime me kreun e Kuvendit Ruçi, kreun e opozitës Basha dhe ish-kryeministrin Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY