Vasili: Po u ndryshua ligji i teatrit duhet të ndryshohet edhe Kryeministri...

Vasili: Po u ndryshua ligji i teatrit duhet të ndryshohet edhe Kryeministri “shkollëpak”

92
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar idetë për ndryshimin e ligjit për Teatrin Kombëtar, duke theksuar se nëse do të bëhet ndryshim, duhet të ndryshojë edhe kryeministri.

Postimi i Vasilit:

Deklarojne publikisht keta te rilindjes se dashkan te ndryshojne ligjin e teatrit dhe do bejne gare te hapur.

Ky kryeministri ju kam thene kaq here, qe është shkollëpaket dhe e tallin te tijte. Ata i mesojne nje vjershe dhe ky e thote permendesh, se vete eshte elif matrak dhe nuk ja thote hic per shtet,e ligje, e rregulla.

Ja cfare ka deklaruar e recituar kryeministri si papagall per garen e hapur per ligjin e teatrit:

“Çfarë gare, kur aty është një tokë private, që kërkon ta shfrytëzojë. Aty është një sipërfaqe e pashfrytëzueshme, parking me makina të vjetra. Privati do të ndërtojë, ndërsa ne fitojmë Teatrin e ri. Çfarë gare do të bësh kur je i kondicionuar nga fakti që do të përfshish në këtë zhvillim prona që i zotëron dikush që ka emër dhe mbiemër.”

Keto budallalleqe deklaroi ky kryeministri per garen e hapur.

Po ndryshuan ligjin keta te rilindjes duhet te ndryshojne edhe kryeministrin, qe ja futi kot dhe gajasi dynjane me shkollepakesine e vet.

Edhe ndryshimi i ligjit edhe kryeministri nuk rrijne dot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY