Vdekja e trafikantit me HIV/AIDS, avokati bën kallëzim penal: U infektua në...

Vdekja e trafikantit me HIV/AIDS, avokati bën kallëzim penal: U infektua në paraburgim

227
0
Shares

Pas vdekjes së 46-vjeçarit në QSUT, Demo Progonati, i arrestuar në datë 15 janar 2017 nën akuzën e trafikut të 2.4 ton kanabis drejt Italisë, ka reaguar avokati i tij.

Në një intervistë për Fax News avokati i tij Roland Islami u shpreh se do të bëjë kallëzim penal në prokurori pasi sipas tij ai është infektuar me HIV-AIDS në paraburgim.

“Dyshoj se është infektuar me HIV-AIDS në ambjetet e paraburgimit. Kur u arrestua iu bënë të gjitha analizat dhe kontrollet. Nga analizat Progonati rezultoi i pastër nga të gjitha infeksionet.”

Ka zëra në media që Progonati gjeti vdekjen në muajin qershor të këtij viti në amjentet e QSUT-s, por policia e Shtetit e ka bërë të ditur vetëm për ditën e sotme.

Progonati u arrestua nga policinë e shtetit në Durrës në 2017 teksa drejtonte kamionin që po transportonte kanabisin.

Pak kohë pas arrestimit të tij, në pranga ra edhe një drejtues i lartë i policisë, i cili sipas deklarimeve të Prokurorisë në atë kohë, rezultonte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ai ishte Festim Lelaj, i cili deri në momentin e arrestimit mbante detyrë Nënkomisarit në drejtorinë e Policisë në Fier. Organi i akuzës tha për Lelajn në atë periudhë, se ai dyshohej si përgjegjësi kryesor i trafikimit të 2.5 tonëve kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, të cilat po transportoheshin me kamion nga Demir Progonati.

Gjithashtu prokuroria tha se, Nënkomisar Lelaj, cilësohej prej tyre pas hetimeve, si organizatori i këtij rrjeti trafiku dhe si personi që siguronte lëndën narkotike

Ai u ndalua bashkë me Skënder Siceqan dhe Arbi Mustafën, ndërkohë që Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri i kishte nisur hetimet për këtë organizatë, pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shqiptari Dhimo Koraj, Demo Progonati, së bashku me Euron Hotin, Malton Lleshin dhe Aurel Laza./FaxNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY