Një shqiptar dhe 3 persona të tjerë, anëtarë të një bande që merrej me trafik kokaine janë shpallur në kërkim nga policia e Britanisë.
Dyshimet e forta të autoriteteve janë se këta persona po fshihen në Shqipëri ose Spanjë.
Shqiptari që është mes tyre quhet Daut Danaj, 39 vjeç. Referuar mediave britanike, të katërt janë pjesë e një grupi që trafikonte drogë në Bournemouth të Anglisë, kryesisht kokainë.
Policia zhvilloi një hetim 1-vjeçar ku u sekuestruan sasi droge, e cila kapte vlerën 404.000 paund. Gjashtë anëtarët e grupit u dënuan nga Gjykata e Bournemouth javën e kaluar, duke përfshirë edhe kreun e bandës, por janë ende në kërkim 4 persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Jordan Phillips, 28 vjeç, Lawrence Windle, 29 vjeç dhe Daut Danaj, 39 vjeç, u arrestuan në mes të shtatorit 2016 dhe janarit 2017 në Bournemouth. Treshja u lirua me pas një pagese garancie në polici, në pritje të hetimeve të mëtejshme, por kësti i qershorit 2017 nuk u pagua. Që prej askokohe, janë në kërkim. Personi i katër në kërkim është Lloyd Stokes, 32 vjeç.
Autoritetet kanë vënë në dispozicion edhe disa numra telefoni, ku i bëjnë thirrje qytetarëve që nëse i shikojnë ose kanë informacion të telefonojnë në: 999, 101 ose 0800 555 111.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/