BE ‘i shtrëngon rripat’ qeverisë: Tërhiqet nga ligji për teatrin

BE ‘i shtrëngon rripat’ qeverisë: Tërhiqet nga ligji për teatrin

90
0
Shares

Qeveria do të tërhiqet nga ligji për Teatrin e Ri Kombëtar.

ABC News mësoi se do të hapë një garë për ndërtimin dhe zhvillimin urban të zonës. Komisioni Europian ia kërkoi autoriteteve shqiptare, përmes letrës dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi. Në letër shkruhej se Komisioni mirëpret agazhimin për ta amenduar ligjin, me qëllim futjen e një thirrje për tender të hapur, ku çdo kompani private të mund të aplikojë.

ABC News pyeti zyrën e zëvendëskryeministres Senida Mesi, firmën e të cilës mban edhe ligji që qeveria dërgoi në parlament me procedurë të përshpejtuar, ku thanë se aktualisht asgjë nuk është bërë zyrtare. Megjithatë tërheqjen nga ligji special e la të nënkuptohet edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në të njëjtën datë që mban edhe letra e Matuella-s tha se shumë shpejt “do të kemi bazën ligjore të nevojshme e procesin e nevojshëm, transparent dhe të hapur për të gjithë”.

Ligji për të dhënë me koncesion ndërtimin e Teatrit Kombëtar nga kompania “Fusha”, e cila do të kompensohej me pronë publike kaloi në parlament me votat e mazhorancës, megjithë kundërshtitë e aktorëve dhe shoqërisë civile, por Presidenti i Republikës nuk e dekretoi dhe e ktheu për rishqyrtim./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY