VIDEO/”Azem ti je gjallë”, fjalët dhe mesazhet në nderim të Azem Hajdarit

VIDEO/”Azem ti je gjallë”, fjalët dhe mesazhet në nderim të Azem Hajdarit

140
0
Shares

Është nderuar dhe kujtuar figura e pavdekshme e demokracisë shqiptare. Në simpoziumin kushtuar Azem Hajdarit, kanë folur figura të njohur të politikës shqiptare, por mbi të gjitha në fjalët e tyre theksohej fort fakti se Azem Hajdari kontribuoi fort në forcimin e idealeve për demokraci.

Fillimisht ka qënë Presidenti Ilir Meta i cili në fjalën e tij tha se Azem Hajdari është një figurë epokale që ka dhënë një mesazh ta pavdekshëm për shqiptarët kudo që janë dhe theksoi se demokracia kërkon guxim.

“Kjo figurë na fton sot për të reflektuar dhe kuptuar që demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as nuk qëndron si e tillë. Demokracia kërkon guxim për të fituar por edhe për t’u mbrojtur çdo ditë. Është e rëndësishme që kjo figurë, shembulli i tij të gjenerojë një angazhim edhe më të madh të gjthë të rinjve që kërkojnë të drejta më shumë, shans më shumë” ka thënë Meta.

Nga ana tjetër, një letër prekëse dhe shumë domethënëse ka lexuar dhe Besnik Mustafaj i cili i është drejtuar simbolikisht duke shprehur se Partia Demokratike nuk është aty ku ai do të donte të ishte.

”Doja ti thosha është se Partia Demokratike nuk është aty ku do e donte Azemi. Por Ka shumë të rinj, djem e vajza që nuk e kanë njohur Azem Hajdarin, por e duan siç ishte, frymëzohen nga ai për të mos u pajtuar me të keqen dhe e ndjekin po aq sa e kanë ndjekur bashkëmoshatarët e tij”,është shprehur ai.

Ndërkohë që ceremonine e ka mbyllur ish-kryeministri Berisha i cili në fjalën e tij ka thënë se nëse ka njeri që është gjallë edhe pas vdekjes, ai është Azem Hajdari.

Berisha e lartësoi figurën e Hajdarit. Si një nga figurat më të rëndësishme politike në këto vite që bëri histori, ish kryeministri nuk ngurroi të kujtonte disa detaje nga Azem Hajdari ashtu siç të gjithë e kujtojnë.

Këtu janë dëshimtarët, ai ishte më i moshuari, nga ata studentë që hidhnin parullat kundër regjimit dhe diktaturës, kishte dy fëmijë. Si u bë lider duke vënë peng fëmijët e tij, duke u thënë studentëve, se unë kur tu tradhtoj ju, kam tradhtuar Rudinën dhe Kirin. Me këtë betim, ky ishte student me familje, njeri i panjohur për atë grup studentësh që e rrethonin, ata e pranuan si lider, i përfaqësoi në takim me kreun e shtetit, i tha se nuk kemi ardhur këtu për një gotë caj më shumë”, u shpreh Berisha.

Në fund ai e mbylli fjalën e tij duke thënë ‘Azem ti je gjallë”.

Fjala e Berishës 

Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa.

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 12 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY