U zhduk një ditë më parë, familjarët e gjejnë të varur në...

U zhduk një ditë më parë, familjarët e gjejnë të varur në pemë 200 m larg banesës

157
0
Shares

Policia ka konfirmuar se personi i gjetur i varur në pemë është personi i cili rezultonte i zhdukur prej 24 orësh.

Bëhet fjalë për Blerim Dulaj, 31 vjeç, banues në fshatin Manastir në Sarandë. Dulaj u gjet i vetëvarur me litar në një pemë rreth 200m larg banesës.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, policia thotë se  nuk janë gjetur shenja dhune, por vetëm ato të shkaktuara nga lidhja me litar.

Mësohet se 31 vjeçari vuante nga depresioni dhe u kishte thënë familjarëve se do të mbytej në det.

Pas kërkimeve të shumta të policisë në det dhe në zonën përreth i riu u gjet i varuar në pemë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY