EMRI/Vritet në mes të New York 23 vjeçari shqiptar, familjarët të tronditur

EMRI/Vritet në mes të New York 23 vjeçari shqiptar, familjarët të tronditur

337
0
Shares

Një person u gjet i vrarë në një rrugë në Bruklin javën e kaluar. Por policia amerikane nuk e kishte identifikuar ende viktimën.

Autoritetet sipas mediave amerikane, kanë identifikuar viktimën ditën e sotme ku thuhet se është një emigrant shqiptar.

Grei Frasheri, 23 vjeç, u vra të premten në orët e natës në Bay Ridge. Në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa mësohet se tre makina janë larguar me shpejtësi momentin kur ndodhi vrasja.

Deri më tani nuk dihet se kush e shkrepi armën. Gjithashtu po hetohet për të zbuluar shkaqet që çuan në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.

Ndërkohë pas vrasjes misterioze, kanë reaguar dhe të afërmit e tij.

”Geri ishte gjithmonë një shtyllë e mbështetjes për miqtë e tij, gjithmonë i buzëqeshur dhe me një qëndrim të kujdesshëm”, u shpreh kushëriri i tij, Rifat Sokoli në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY