Një person u gjet i vrarë në një rrugë në Bruklin javën e kaluar. Por policia amerikane nuk e kishte identifikuar ende viktimën.
Autoritetet sipas mediave amerikane, kanë identifikuar viktimën ditën e sotme ku thuhet se është një emigrant shqiptar.
Grei Frasheri, 23 vjeç, u vra të premten në orët e natës në Bay Ridge. Në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa mësohet se tre makina janë larguar me shpejtësi momentin kur ndodhi vrasja.
Deri më tani nuk dihet se kush e shkrepi armën. Gjithashtu po hetohet për të zbuluar shkaqet që çuan në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.
Ndërkohë pas vrasjes misterioze, kanë reaguar dhe të afërmit e tij.
”Geri ishte gjithmonë një shtyllë e mbështetjes për miqtë e tij, gjithmonë i buzëqeshur dhe me një qëndrim të kujdesshëm”, u shpreh kushëriri i tij, Rifat Sokoli në Facebook.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/