‘Big-Brother’ mbërrin në Kuvend, deputetët e PS të shqetësuar nga kamerat

‘Big-Brother’ mbërrin në Kuvend, deputetët e PS të shqetësuar nga kamerat

116
0
Shares

Sesioni i ri parlamentar i ka gjetur sallat ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve me një pamje të re, ku përveç lyerjes është instaluar dhe vënë në funksionim sistemi i ri elektronik i kamerave dhe mikrofonëve.

Por, kjo duket se ka sjellë shqetësimin e deputetëve, të cilët ndihen nën presionin e përgjimit ’24 orë në 24’.

Deputeti Ilir Beqaj e krahasoi funksionimi e tyre me një Big Brother çka sjell transmetimin në zyrat qendrore edhe të bisedave, që nuk janë në funksion të punës së Kuvendit.

I shqetësuar dukej edhe deputeti Robert Bitri, i cili kërkoi fikjen e kamerës së TV SCAN në momentin që kjo çështje po diskutohej mes anëtarëve të komisionit.

Insistimi i tij u ndal vetëm pas ndërhyrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi i cili kërkoi regjistrimin e diskutimit.

Ndërkaq, Shalsi tha se nuk kishte informacion për mënyrën e funksionimit të sistemit, por pasi të njiheshin dhe trajnoheshin nga ekspertët, deputetëve do u jepet mundësia të paraqesin edhe shqetësimet e tyre./Scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY