Largimi nga koalicioni, Idrizi fajëson veten: Gabova, nuk mendova se do ishim...

Largimi nga koalicioni, Idrizi fajëson veten: Gabova, nuk mendova se do ishim çakmak për grekët

105
0
Shares

PDIU njoftoi sot zyrtarisht shkëputjen nga koalicioni me qeverinë duke dalë kështu në opozitë.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, kryetari Shpëtim Idrizi lajmëroi nisjen e negociatave për t’ju bashkuar opozitës dhe për të qenë pjesë e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Idrizi tha se kërkonte falje për aleancën me mazhorancën.

”Po të nderuar miq, edhe unë kam faj e po ju rrëfej me zemër në dorë se si çdo njeri normal në këtë vend gaboj, sepse mendova dhe besova që do e çonim përpara këtë kauzën tonë të jetës e të shpirtit edhe në një koalicion me këtë maxhorancë. Por skam besuar se dikush mund të luante me fatet e pushtetit. Nuk e mendova se ne do ishim çakmak për rritjen e temperaturave dhe për të arritur marrëveshjen. Do doja që mos të ishte e vërtetë, ndaj ky është faji im”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU, Shpetim Idrizi gjithashtu iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministri grek, Aleksis Tsipras pak ditë më parë, teksa deklaroi se çështja çame nuk ekziston.

Shpëtim Idrizi i konsideroi si deklarate arrogante ato të kryeministrit grek dhe se sipas tij, Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY