Iu arratis policisë zbathur dhe vetëm me të brendshme, dënohet shqiptari me...

Iu arratis policisë zbathur dhe vetëm me të brendshme, dënohet shqiptari me dy emra

125
0
Shares

Një shqiptar i cili ndryshe njihej si Davide De Gaetano është dënuar me 5 vite burgim  nga gjykata e Chietit në Itali.

Procesi u zhvillua këtë të martë me gjykim të shkurtuar. Mariglen CybiDe Gaetano, që njihet edhe si Mariglen Cybi, ishte arratisur në fillim të Gushtit 2017 nga spitali SS.Annunziata i Chieti-t, për tu kapur më vonë nga policia.

Arratisja

Sipas mediave italiane, Mariglen Cybi në 5 gusht të vitit 2017, u tha policëve se duhet të shkonte në banjë. Nga aty ai u arratis nga dhoma e spitalit të Chietit.

Pas dredhisë, ai arriti të heqë prangat, sulmoi fizikisht efektivët dhe u arratis, veshur vetëm me të brendshme dhe zbathur.

Policia  organizoi një kërkim masiv, midis Chieti dhe Pescara-s, për gjetjen e tij.  Mariglen Cybi u arrestua pas një ndjekje prej disa orësh nga Policia italiane ku së bashku me 2 bashkëpunëtorë kishte tentuar të grabiste një makinë.

24-vjeçari shqiptar u arrestua pasi u përplas me bordurën e rrugës me makinën e tipit “Audi A6” me të cilën udhëtonte dhe që rezultoi e vjedhur në qytetin Porto d’Ascoli.

Pas përplasjes, tentoi t‘i shpëtoj forcave të rendit duke shtënë disa herë me armë zjarri. Policia italiane mundi të vë nën pranga të riun që për shkak të plagëve të marra gjatë përplasjes u shtrua për kurim në repartin e ortopedisë në spitalin e Chietit e ku mbikëqyrej me policë.

Megjithatë, në muajin qershor të këtij viti, ai u arrestua në Romë për disa akuza, si lëndime personale, vjedhje makinash, posedim armësh, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY