Oficeri i SHISH denoncon: 3 policë janë kapur me 100 kg drogë,...

Oficeri i SHISH denoncon: 3 policë janë kapur me 100 kg drogë, deputeti i ndihmon…

260
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka bërë publike një tjetër denoncim ku një oficer i SHISH shkruan për fshehjen e ngjarjeve kriminale në Shkodër.

Oficeri dixhital i SHISH ka denoncuar një rast ku në Shkodër policia është bërë ndihmesë për kalimin e 100 kilogramëve drogë nga Dukagjini.

Sipas tij, pas këtij aksioni tre policë kanë rënë në pranga, por më pas kanë kontaktuar me deputetin Luan Harusha për të mos u bërë publik si rast.

Ja postimi i plotë

Ne boten e krimit ne Shkoder narkopolicia, pushteti socialist dhe krimi jane nje!

Oficeri dixhital i SHISH denoncon

Lexoni mesazhin e tij. sb

Mirdita Dr Berisha. Un qe jam duke te shkruar jam nje punonjes i sherbimit informativ Shkodër. Po marr shkas te te shkruaj per nje skandal qe ka ndodhur me policine kriminale Shkodër.

Kemi disa kohe qe informojm drejtorin e policise Shkodër per nje grup punonjesish policie kriminale te cilet jan te perfshir ne korrupsion dhe te shperndarje droge Nga informacionet qe morem 2 dit para ne darke qe keto punonjes policie ishin ne zonen e Postribes ku po beshin rojen e rruges dhe sigurimin e rruges ku do kalonte nje sasi 100 kg nga Dukagjini kryesori I grupit polici qe ja kishte marr persiper ish kryetarit te komunes Martin Cubi qe te ulej droga e pa prekur nga policia.

Ne si institucion ligj zbatues pasi kontaktuam me drejtorin e policise Shkodër u moren masa krejt korrekte nga policia pasi u kapen ne flagranc keto 3 polic te fshehur ne disa shkurre ne vendin ku do kaloj kjo sasi droge.Tani qe po te shkruaj kan kaluar 2 dit edhe asnje mase dhe asgje poblike sesht bere pasi keto polic kan mbeshtetjen e ish kryekumunarit socialist Martin Cubi ku nga informacionet ate nat qe jan kapur keto polic.

ka telefonuar depuetetin Luan Harusha qe mos te behet publike si rast per keto polic . Jan disa informacione qe kemi dhen dhe asnje mas nuk esht marrur pasi per keto punonjes policie kemi dergu te dhena se jan pjes mbeshtetse e disa grupeve kriminale ne Shkodër ku marrin rrog mujore nga vrasesit ne Shkoder. Respektet e mia doktor….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY