Dixhitalizimi/ Shpërthejnë qytetarët:”Do na vënë taksë edhe për gratë”

Dixhitalizimi/ Shpërthejnë qytetarët:”Do na vënë taksë edhe për gratë”

132
0
Shares

Lumë ankesash nga qytetarët pas kalimit nga transmetimet analoge në dixhitale nga dita e djeshme në dy prej qarqeve më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Durrës.

Qytetarë të shumtë kanë telefonuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 ku si çdo ditë kanë ndarë shqetësimet për problemet e tyre të përditshme. Por një nga ankesat më të shpeshta ka qenë ajo për mbylljen e transmetimeve analoge.

Nga Tirana e Durrësit, njerëz të shumtë kanë telefonuar duke e quajtur vjedhje dhe duke hedhur akuza ndaj qeverisë. Qytetarët vetë kanë bërë thirrje për protesta.

“Pse na e ndërpretë sinjalin? Kemi forcë ne të blejmë Digitalb. Ne paguajmë taksë për televizorin pse duhet të heqë sinjalin? Mos duhet të na çojë edhe taksë për gratë ky qen bir qeni. Mos do na çojë dhe taksë për gratë që flemë në krevat. Vetëm kjo ka ngelur. A e kupton ky popull që po ikën pas politikës.  Të ngrihet ky popull për veten e tij jo për këta pisa e kriminelë që na degjeneruan sot e 27 vjet. Të ngrihen për veten e tij?”, tha një telefonues.

“Ky është hajdutllëku më i madh që po bën qeveria. A ma mban 1 mijë lekëshin në muaj hajduti. Pse mi ndërpret transmetimet dixhitale mirë analoge. Kanë ndërprerë dhe transmetimet dixhitale. Ju kishit si News24 transmetim dixhital, pse e ndërpreu. Dhe këto i kanë futur nën ombrellën e Gëllçit, hajdutit të zërit të popullit. Kjo është vjedhje. Këta hajdutë janë të pafytyrë”, deklaroi një tjetër telefonues. Prej ditës së djeshme Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka mbyllur transmetimet analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit.

Nga dita e djeshme dhe në vijim, në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, ndjekësit e programeve televizive do t’i arrijnë ato vetëm në mënyrë digjitale. Fikja e transmetimeve analoge nga televizionet kombëtare apo ato lokale e rajonale është shoqëruar dhe me mbylljen e transmetimeve digjitale të palicencuara, si dhe është zgjidhur çështja e renditjes së kanaleve, sipas përcaktimeve ligjore që ka bërë AMA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY