Paturpësia e ‘Lali Erit’, të bërtasësh “sukses”, menjëherë sa po ke ngrënë...

Paturpësia e ‘Lali Erit’, të bërtasësh “sukses”, menjëherë sa po ke ngrënë një shpullë

112
0
Shares

Shuplakën që i dha BE për amendimin e ligjit special për teatrin, “Lali” e ka quajtur pa pikë turpi një lajm të shkëlqyer.

Pa pyetur se ligji i votuar deri më tani duhet të hidhet në koshin e plehrave, pa pyetur se BE nuk lejon që Fusha të bëhet pronar trualli në mes të Tiranës pa garë, pa pyetur se duhet të bëj një ligj të ri ku të lejohet të konkurojnë edhe kompani të tjera, “Lali” ka bërituir fitore. “Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet” ka shkruar ai në Twitter.

Pra, sipas Veliajt, “pengesat kanë rënë”, megjithëse BE thotë: nuk duhet t’ia jepni Fushës pa garë dhe ai mbronte idenë se Fushës i duhej dhënë pa garë se qe pronar trualli (në fakt vetëm i një ngasre).

Pra, sipas Veliajt, rëndësi ka që ligji i vjetër nuk shkel MSA  megjithëse BE thotë se ai shkel barazinë në garë dhe konkurencën.

Pra, sipas Veliajt, e rëndësishme nuk është se qeveria ka thënë në Bruksel që ligjin e vjetër do e tërheqim, por se “ligji do të përmirësohet këtej e tutje”.

Kjo sjellje prej shurdhi që nuk dëgjon se ç’i kanë thënë të tjerët, por flet vetëm ato që do të kumtojë vetë, natyrisht që është e rëndë për bashkiakun e kryeqytetit.

Por, në këtë vend, ku siç thoshte Dritero Agolli, “një i çmendur të gjithë i çmend”, ajo bëhet më e mprehtë kur si autoparlantë të kësaj çmendurie shërbejnë edhe të gjitha mediat e blera, që i përsërisin fjalët e Velisë pa bërë pyetjen më të thjeshtë: “Po si ke paturpësinë të bërtasësh “sukses”, menjëherë sa po ke ngrënë një shpullë?/Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY