Aksident në Bilisht, tre të plagosur, arrestohet shoferi

Aksident në Bilisht, tre të plagosur, arrestohet shoferi

290
0
Shares
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet ka dalë nga rruga në Bilisht. Për pasojë janë plagosur tre person, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë është dërguar në Tiranë.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se është prangosur shoferi, njëherazi, njëri prej tre të plagosurve.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në vijim të informacionit paraprak datë 09. 09. 2018, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. A., 22 vjeç, banues në fshatin Cangonj – Devoll.

Pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht – Korçë, në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasit K. M., 19 vjeç dhe E. D., 21 vjeç, pasagjerë në mjet, banues në fshatin Cangonj. Ky i fundit u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY