Kuvendi rrëzoi dekretin për bixhozin, përgjigjet Presidenca: Nuk u ftuam në Komisionin...

Kuvendi rrëzoi dekretin për bixhozin, përgjigjet Presidenca: Nuk u ftuam në Komisionin e Ekonomisë

149
0
Shares

Komisioni për Ekonominë dhe Financat rrëzoi sot dekretin e Presidentit të Republikës, i cili riktheu në Parlament për shqyrtim ligjin mbi tatimin për të ardhura.

Presidenti kërkonte rishqyrtimin e nenit 6 të ligjit që lehtëson barrën fiskale të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushat e lojërave të fatit. Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm asnjë përfaqësues i Presidencës.

Zëdhënësi i kreut të Shtetit, Tedi Blushi thotë se institucioni i Presidentit nuk ka patur asnjë njoftim apo ftesë për këtë shqyrtim. “Institucioni i Presidentit nuk i lëviz asnjë presje qëndrimit për këtë çështje, të bërë edhe publik”, thekson ai.

I pranishëm në mbledhjen e komisionit ishte edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili u shpreh se nuk ka  ndryshim në ligjin e lojërave të fatit, përveçse do të taksohen me 15%.

“Qëndrimi i mazhorancës është i prerë përsa i përket lojërave të fatit. Ne unifikuam standardin, për të sqaruar gjithologët, mënyra se si definohet baza e taksimit në këto lojëra fatit ka pasur një përjashtim Lotaria Kombëtare që taksohej ndryshe, të gjitha kompanitë e tjera taksoheshin me 15% dhe ajo 10%. E vërteta është se z. Nano e ka lënë taksën mbi lojërat e fatit 20%, ndërsa z. Berisha e bëri 10%.  Në 2013 mbidheshin 3.7 miliardë lekë, 37 miliona dollar nga lojërat e fatit, sot mblidhen 54 milion dollarë  dhe janë më pak kompani, dhe mblidhen 45% më shumë. Pra, 18 milionë  dollarë më shumë” sqaroi ministri z. Ahmetaj

Kryetari i këtij komisioni z. Erjon Braçe tha se pretendimet e kreut të Shtetit se është ulur norma e tatimit mbi lojërat e fatit është i pavërtetë.

Në përfundim, anëtarët e komisionit e rrëzuan Dekretin e  Presidentit të Republikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY