Vasili: BE foli, Ligji i Teatrit ra. Mbylleni gojën se jua shpifët...

Vasili: BE foli, Ligji i Teatrit ra. Mbylleni gojën se jua shpifët të gjithëve

109
0
Shares

Kreu grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar per rrëzimin e ligjit të Teatrit nga ana e BE-së.

Deputeti është shprehur se qeveria e bashkia duhet ta mbyllin gojën.

POSTIMI I VASILIT:

BE foli, Ligji i Teatrit ra!! Ngushëllime Bashkisë dhe qeverisë

Ligji i teatrit ra. Po ra fare, fare.

Sepse edhe ligj special për vetëm një firmë të vetme siç bënë këta hajdutët e qeverisë e të bashkisë edhe garë të hapur për të gjithë firmat e interesuara siç thotë BE në letrën për teatrin kanë aq lidhje sa nata dhe dita.

Këta azganët u gafurrën si gjeli në pleh dhe tundën dynjanë që do të rrezonin dekretin e presidentit sa të hapej parlamenti, bile bashkia në histeri e sipër tha: ‘duroni dhe 40 dite’.

Ndërsa tani BE na tregon që këta po vetë qeveri e bashki qenkan gati ta ndryshojnë?!

Edhe jargaviten e gënjejnë e thonë na dha të drejtë BE pastaj.

Po a kanë turp, apo e kanë zanat ta hanë turpin me bukë, boll që ta rrjepin teatrin dhe milionat.

Mbylleni gojën se jua shpifët të gjithëve.

Ligji i teatrit ra, të rroni vete!!

Ngushëllime bashkisë dhe qeverisë!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY