Detaje te reja, ja sherri me prindërit pas të cilit u vetëvra...

Detaje te reja, ja sherri me prindërit pas të cilit u vetëvra 13-vjeçari në Vlorë

208
0
Shares

Debatoi me prindërit se lëvizi makinën pa leje, 13-vjeçari i jep fund jetës me një armë zjarri pistoletë “TT”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Njësisë Administrative Novoselë të Vlorës pasditen e sotme.

Trupi i 13-vjeçarit, i identifikuar si Merdjan Aliaj, është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pranë një godine pak metra larg shtëpisë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.

Më herët ai kishte debatuar me prindërit se kishte lëvizur automjetin pa lejen e tyre. 13-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në një ndërtesë e cila përdorej si stan për bagëtitë nga familja e tij, ku edhe ka qëlluar veten me pistoletë. Nuk dihet se ku e gjeti armën i mituri me të cilën kreu edhe aktin e vetëflijimit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY