Tepelenë, peshkonte në lumë, e zë korrenti 50-vjeçarin

Tepelenë, peshkonte në lumë, e zë korrenti 50-vjeçarin

162
0
Shares

Ishte duke peshkuar në lumin Vjosë, por aksidentalisht, kallami i peshkimit ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike. Ngjarja ka ndodhur në Tepelene. Për pasojë, 50-vjeçari i goditur nga rryma, ka përfunduar në spital.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 09. 09. 2018, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj, duke peshkuar në lumin Vjosë me kallam, shtetasi I. M., vjeç 50, banues në Berat, aksidentalisht ka prekur me kallamin e peshkimit në linjat e tensionit të energjisë elektrike dhe si pasojë është dëmtuar dhe dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY