EMRI/Fshehu telefonin në këpucë për ta futur në burg, pranga policit në...

EMRI/Fshehu telefonin në këpucë për ta futur në burg, pranga policit në Krujë

119
0
Shares

Një punonjës policie në burgun e Fushë-Krujës është arrestuar pasi ka tentuar që të fusë një celular brenda në qeli.

56 vjeçari Bib  Beqiri nga Puka, banues në Tiranë është arrestuar pas kontrollit kur do të merrte dhe turnin.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve thotë:

Pas kontrollit të imtësishëm nga ana e punonjësve të sigurisë së IEVP-së Fushë-Krujë u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM. Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishen e karikimit të këtij aparati telefonik.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi Bib Beqiri  ka konsumuar elementet e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës” dhe konkretisht nenet 324/a dhe 248 të Kodit Penal.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY