Vrasja e ‘informatorit’ të policisë, vendimi i gjykatës dhe detaji i ri...

Vrasja e ‘informatorit’ të policisë, vendimi i gjykatës dhe detaji i ri për dy të arrestuarit

174
0
Shares

Dhe pse në polici ata i mohuan akuzat ndaj tyre, Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Hetem dhe Dino Muho, babë e bir, të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho.

“Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije, ishim për vizitë në vendlindje” kanë deklaruar dy ditë më parë në polici autorët e dyshuar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi  më 6 shtator, rreth orës 11:35 ku u gjet i vrarë me plumb pas koke në vendin e quajtur “Bolovec” në fshatin Rabie të Memaliajt.

Dy autorët, kushërinj të viktimës, akuzohen se vranë 43-vjeçarin për çështje pronësie.

Të njëjtën qëndrim kanë mbajtur dhe sot para gjykatës. Por sipas shqiptarja.com, në sallën e gjyqit,një tjetër detaj është zbuluar ditën e sotme nga konflikti i hershëm.

Pak kohë më parë viktima Alket Muho kishte qëlluar me sëpatë autorin e dyshuar Hetem Muho, pa i shkaktuar dëmtime të rënda. Kjo mund të ketë ndezur sherret e vjetra mes tyre. Alket Muho, njihej edhe si personi që kishte denoncuar në polici parcelat me kanabis që ishin mbjellë afër fshatit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY