Pas Shkodrës dhe Elbasanit, opozita zhvendoset në një tjetër qytet të enjten

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, opozita zhvendoset në një tjetër qytet të enjten

122
0
Shares

Opozita do të bojkotojë sërish seancën parlamentare ditën e enjte.

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, opozita do të mblidhet në qytetin e Durrësit.

Në këtë sesion të ri parlamentar, opozita ka zgjedhur të mos marrë pjesë në Kuvend në shenje proteste për situatën e krimit në vend.

Në të dyja qytetet para mbledhjes, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka  denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin dhe pas denoncimit të tyre, qeveria ka marrë masa duke kryer kontrolle intensive.

Së fundmi, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, projektligjin për vetingun e politikanëve.

Ja 4 objektivat e kësaj nisme

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY