Kryeministri Edi Rama u shpreh se ai dhe socialistët e tij janë gati për vettingun e politikanëve, një nismë e ndërmarrë nga Partia Demokratike.
Madje vetë ai u tregua i gatshëm të ishte i pari që kalonte në Vetting. Por mesa duket gati nuk janë deputetët e tij.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se Byroja Kombëtare dhe SPAK garanton vettingun e politikanëve dhe se nuk ka nevojë për nisëm shtesë.
Mësohet se Balla u ka thënë deputetëve të PS-së se propozimi për vetting në politikë është propagandë.
Mos këto janë vallë shenja refuzimi nga ana e mazhorancës?
Ja çfarë ka deklaruar Balla në takim:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/