Grupi i PS zbaton urdhërin e Ramës: Voton pro përjashtimit të Gjetan...

Grupi i PS zbaton urdhërin e Ramës: Voton pro përjashtimit të Gjetan Gjetanit

106
0
Shares

Tashmë është zyrtare. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka konfirmuar sot vendimin e dhënë që në datën 7 shtator gjatë Asamblesë nga kryeministri Edi Rama, për të përjashtuar deputetin Gjetan Gjetani.

Kujtojmë se ditë më parë, Gjetan Gjetani ishte shprehur se dhe pse do të përjashtohej ai do të mbetej një socialist dhe do të kritikonte policinë e shtetit e cila sipas tij nuk po kryente mirë detyrën në Kurbin.

Kujtojmë se deputeti i bëri këto kritika duke bërë thirrje dhe për protesta.

Ja si e priti vendimin në 7 shtator deputeti:

Postimi i deputetit Gjetani:

“Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, është nje vendim i padrejte. Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje. Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin. Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY