Deklarata e Tsipras për çështjen çame, ish-deputetja reagon ashpër: Ne nuk harrojmë

Deklarata e Tsipras për çështjen çame, ish-deputetja reagon ashpër: Ne nuk harrojmë

131
0
Shares

Ish-deputetja, Mesila Doda ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, i cili tha se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është në tryezën e bisedimeve me Shqipërinë.

Doda ka bërë përgjegjës Edi Ramën, kjo sepse Tsipras është partneri strategjik i tij.

Ajo shkruan në rrjetet sociale se Rilindja si vazhdimësi e politikës së kuqe të diskriminimit dhe krimit mbi popullsinë çame po ridimensionohet bindshëm.

Postimi i plotë

Ekstremisti i majte Cipras, tashmë i garantuar nga Rama edhe si partner strategjik, sot ka deklaruar se çështja çame nuk ekziston, se do marrë detin, varrezat, të drejtat për të gjallët e të vdekurit e tyre në këtë vend.

Po sot partneri strategjik i Edi Ramës deklaron se nuk njeh masakrat, dëbimet, rrëmbimet, vrasjet e vjedhjen e pronave në Çamëri, madje guxon e shkon deri aty sa thotë se do heqë emrin Çamëri nga tekstet shqiptare…

Rilindja si vazhdimësi e politikës së kuqe të diskriminimit dhe krimit mbi popullsinë çame po ridimensionohet bindshëm. Bijtë e etërve që vranë popullsinë çame në Çamëri së bashku me bijtë e etërve të kuq këtu në Shqipëri që persekutuan për gjysmë shekulli popullsinë e martirizuar që erdhi të gjente strehë në shtetin amë, sot vendosin t’i zhdukin edhe emrin…

Por sot duhet ta dinë mirë, e ta mësojë çdo pushtetar përgjegjës në këtë vend, se para se të zhdukni emrin, të drejtën e historinë e Çamërisë, do zhduket shumë më shpejt mbrapshtia edhe fara e urrejtjes dhe tradhtisë që ata vetë mbollën e po rrisin përditë mbi kurrizin e Çamërisë martire. Ne nuk harrojmë!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY