LAJM I FUNDIT/Gjendet një burrë i pajetë në Kavajë, policia kërkon ndihmë...

LAJM I FUNDIT/Gjendet një burrë i pajetë në Kavajë, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

117
0
Shares

Një person i pajetë është gjetur në një kanal në  Kavajë.

Policia nuk po arrin ta identifikojë dot dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Lexoni njoftimin e mëposhtëm për tu njohur me detajet:

Më datë 09.09.2018, rreth orës 14:20, në fshatin Gjoc në Kavajë, në një kanal, është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkull, rreth moshës 60-70 vjeç, i cili nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.

Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin “Quartz-Woke”.

Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY