Sulm me thikë dhe shufër hekuri në Paris, 7 të plagosur,...

Sulm me thikë dhe shufër hekuri në Paris, 7 të plagosur, mes tyre dhe 2 turistë anglezë

142
0
Shares

Shtatë persona, përfshirë dy turistë britanikë u plagosën rëndë mbrëmjen e djeshme në Paris pasi u sulmuan nga një njeri i armatosur me thikë dhe një shirit hekuri.

Kalimtarët u përpoqën ta ndalonin, teksa ai po shkonte të sulmonte një grup njërëzish në verilindje të kryeqytetit. Një burim i afërt me hetimin tha se i dyshuari është arrestuar dhe besohet të jetë një shtetas afgan.

Asgjë në këtë fazë nuk tregon shenja të një natyre terroriste në këto sulme,” thanë burimet, duke shtuar se sulmuesi kishte shënjestra të paqarta.

Sipas policisë, nga të shtatë të plagosurit, katër janë në një gjendje kritike.

Mediat franceze thanë se një turist britanik ka plagë në gjoks ndërsa një tjetër është therur në kokë.

Paniku mbërtheu gjithë zonën përgjatë brigjeve të Bassin de la Villette, një zonë popullore me vendasit dhe vizitorët që frekuentojnë kafenetë, kinematë dhe mjediset e tjera kulturore përgjatë brigjeve të saj, pak kohë pas orës 23:00.

Dëshmitari okular Youssef Najah, 28 vjeç, tha se po ecte pranë kanalit kur pa një burrë që po vraponte dhe mbante një thikë rreth 25-30 cm.

VIDEOJA NGA VENDI I NGJARJES 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY