Një 54-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës për plagosjen e ish-dhëndrit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë, ku shtetasi Nizami Bezat është konfliktuar me ish-dhëndrrin e tij S.M, rreth 25 vjeç.
“Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore” thotë policia.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.





