VIDEO/Aksidentohet eskorta e Presidentit, plagosen rënde nëna dhe djali

VIDEO/Aksidentohet eskorta e Presidentit, plagosen rënde nëna dhe djali

187
0
Shares

Aksidentohet presidenti moldav Igor Dodon. Ngjarja ka ndodhur në veriperëndim të kryeqytetit Kishinau.

Mediat kanë publikuar videon dramatike që mesa duket është filmuar nga një prej automjeteve të eskortës që ndiqte “Sedan-in” e zi ku udhëtonte Dodon.

Pamjet tregojnë se autokolona presidenciale udhëtonte me shpejtësi të lartë në një rrugë të ngushtë, ndërkohë që ngadalësohet trafiku.

Megjithatë, një kamion i bardhë në korsinë e kundërt nuk arrin të ngadalësojë, duke dalë në korsinë ku udhëtonte ekskorta e Presidentit.

Kamioni përplaset brutalisht me një automjet të eskortës dhe më pas shkon drejt përplasjes me makinën e Dodonit.

Duket se shoferi i Presidentit të shmangte përplasjen në kamion, i cili e goditi makinën në anën e shoferit, duke e dërguar atë në një hendek.

Makina e sigurisë më pas godet kamionin, duke i dhënë fund “filmit”.

Presidenti Dodon arriti të largohet nga incidenti i padëmtuar, por nëna dhe djali i tij, që udhëtonin në të njëjtën makinë, janë raportuar të lënduar.

43-vjeçari, Igor Dodon,ka drejtuar ish-Republikën sovjetike që prej dhjetori të 2016-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY