Elena Levanti, bashkëshortja e Marjan Levantit, i cili disa ditë më parë plagosi me thikë familjarët e ish bashkëshortes për shkak se kjo e fundit kishte bërë kërkesë për divorc në gjykatë, ka marrë urdhër mbrojtje nga ish-vjehrra.
Sipas policisë, e ëma e Marjanit, ka tentuar ti marrë fëmijën 8 vjeçar ish-nuses së djalit, pasi kishte shkuar ne shtepine e prinderve te Elenes.
Më datë 25.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.L vjeç 59 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë në mënyrë të padrejtë fëmijën D.L, 8 vjeç, bashkëshortes së djalit, E.L, vjeç 41 banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. Nenet 127 dhe 22 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/