Vajza e vdekur në vitin 1983 rezulton e gjallë

Vajza e vdekur në vitin 1983 rezulton e gjallë

50
0
Shares

Emisioni investigativ “BOOM” ka denoncuar sot një skandal në zyrat e gjendjes civile në Tiranë, të cilat lëshojnë çertifikata personale edhe për personat që kanë vdekur.
I tillë është rasti i Agim Xhungës, një qytetar nga Tirana.  Bashkëshortja e tij lindi një vajzë në vitin 1983 e cila ndërroi jetë dy ditë më vonë. Vajza lindi më 19.04.1983 dhe ndërroi jetë më 21.04.1983.
Para 7 vitesh kur zotërisë i duhej një çertefikatë shikon të regjistruar edhe vajzën e tij që kishte ndërruar jetë. Pas kësaj i drejtohet zyrës së gjëndjes civile ku kërkon që të çregjistrojë vajzën. Zotëria disponon një dokument nga materniteti mbretëresha “Geraldinë” me anë të cilit tregon ditën e lindjes së vajzës dhe arsyen e vdekjes.
Z.Xhunga ka dhe një dokument nga shërbimet funerale që tregon se e ka varrosur vajzën. Edhe pse ka dy vërtetime njësia administrative nr 5 nuk ja çrregjistron vajzën. Ai ka hapur një gjyq në Gjykatën Administrative por Gjykata Administrative e rrëzoi kërkesën si të pabazuar në ligj dhe prova.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY