Dërgohen në spital dy banorë, rëndohet gjendja e të tjerëve në grevën...

Dërgohen në spital dy banorë, rëndohet gjendja e të tjerëve në grevën e urisë kundër ‘Bankers’

63
0
Shares

Banorët e Zharrëzit vazhdojnë të vendosur grevën e tyre të urisë kundër punimeve të kompanisë ‘Bankers Petroleum” në Fier.
Gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve është rënduar, pasi më herët kishin refuzuar ndihmën mjekësore.
Grevistët Qani Rreli dhe Andi Koroveshaj janë dërguar në spital për shkak të problemeve.
Që prej 6 ditësh, banorët e Zharrëzit janë futur në grevë urie, ndërsa nga Qeveria deri tani nuk ka asnjë reagim.
Ata kërkojnë që të ndërpritet aktiviteti i kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” dhe të hetohet zbatimi i kontratës.
Tjetër kërkesë e banorëve është edhe të dëmshpërblehen për dëmtimet që kanë pësuar banesat nga dridhjet e tokës që shkaktojnë gërmimet e kompanisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY