Vettingu për politikanët, Bylykbashi:”Rama mos të përdridhet shumë!”

Vettingu për politikanët, Bylykbashi:”Rama mos të përdridhet shumë!”

74
0
Shares

Opozita kërkon nga kryeministri Rama që të votojë ligjin për vetingun për politikanët, të cilin PD e depozitoi sot në Kuvend. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti i PD Oerd Bylykbashi tha se në këtë proces janë të përfshira të gjitha institucionet kushtetuese, përfshi dhe presidentin.

Pyetje: Do të ketë vetting për Presidentin?

Oerd Bylykbashi:  Të gjithë institucionet kushtetuese janë të përfshira në këtë propozim që bëjmë ne. Shkëputja e krimit nga politika, pra të heqim krimin nga politika dhe institucionet është objektivi primar. PD dhe opozita  kanë shprehur haptas një objetiv dhe vullnet, të shkëpusë lidhjet e politikës dhe institucioneve me krimin.

Edi Rama  duhet të fillojë të mos përdridhet, duhet ta ndërpresë përdredhjen. Duhet të thotë “po” ne e votojmë dhe nuk bëjmë zë, sepse atë që votuar para dy vitesh atë do të votojë përsëri.

Bylykbashi tha se nuk është kontaktuar nga asnjë eksponente i PS, ndërsa mbajti të njëjtin qëndrim me Bashën  kur tha se nuk kanë çfarë të negociojnë në lidhje me këtë çështje.

Pyetje: Jeni kontaktuar nga eksponentë të PS? Ka tre të ngarkuar nga kryeministri

Oerd Bylykbashi: Bylykbashi: Jo, por kjo nuk ka pikë rëndësie. Problemi i tij kë ka ngarkuar dhe çbëjnë ata. Kjo nuk ka rëndësi. Basha ishte i qartë, nuk ka hapësirë dhe nuk ka nevojë për negociata. Në aspektin teknik ky është një tekst, i cili është dakordësuar sot në Kushtetutë, ka marrë 140 vota nga deputetët, është çertifikuar nga Komisioni i Venecias dhe po zbatohet sot për një nga degët e pushtetit, e zbatojmë edhe tek dy degët e tjera./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY