FOTO/PD zbulon kullën e radhës: Ja çfarë do të ndërtohet në qendër...

FOTO/PD zbulon kullën e radhës: Ja çfarë do të ndërtohet në qendër të Tiranës

170
0
Shares

Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike, ka bërë publike të tjera fakte të cilat vërtetojnë se Erion Veliaj po vazhdon planin për të ndërtuar kulla.

Këtë radhë në qendër të Tiranës. Sipas Zhupës, kulla e rradhës e Erion do jëtë 8 metra larg Sahatit të Tiranës, dhe 8 metra larg Bashkisë Tiranë, e cila do jetë me 24 kate e mbi 77 metra e lartë dhe në shërbim të familjës së shefit të tij.

Përsa i përket firmës që do e ndërtojë Zhupa deklaron se është Firma 51N4E e cila njihet për publikun shqiptar si firma e lidhur me kryeministrin, ku punon vajza e tij (e bashkëshortes Linda) Rea Xhillari, po ashtu si firma që projektojë ndërtimin e Sheshit Skënderbej.

Zhupa ka bashkangjitur dhe dokumentat zyrtare që faktojnë ndërtimin e kullës.

DOKUMENTAT 

POSTIMI I SAJ NË FACEBOOK

Ndërkohë që Veliaj nuk përgjigjet për planin që ka miratuar me kulla tek liqeni artificial, vazhdon të bejë gati kullat me leje në qendër të Tiranës.

Kulla mbi 77 metra e larte, me 24 kate, ngjitur 8 metra larg Sahatit të Tiranës, është masakra dhe klientelizmi i rradhës i Erioni Betonit.

Kulla e rradhës e Erion Betionit do jëtë 8 metra larg Sahatit të Tiranës, dhe 8 metra larg Bashkisë Tiranë. Ajo do jetë me 24 kate e mbi 77 metra e lartë dhe në shërbim të familjës së shefit të tij dhe interesave të mafias së ndërtimit dhe pastrimit të parave të pista.

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 10 datë 2.2.2018 ka miratuar Lejen e zhvillimit për objektin Kullë 24 kate e quajtur “Book Building”.

Po kush është projektuesi i kësaj kulle që ka marr lejen nga qeveritarët?

Firma 51N4E e cila njihet për publikun shqiptar si firma e lidhur me kryeministrin, ku punon vajza e tij (e bashkëshortes Linda) Rea Xhillari, po ashtu si firma që projektoj ndërtimin e Sheshit Skenderbej. Pikerisht kjo firmë e lidhur me Ramen ka marr leje për të projektuar ndërtimin e një kulle prej 24 katesh, ngjitur me Sahatin e Tiranës, dhe godinën e Bashkisë Tiranë.

Sipas planit në mendjen dhe në xhepat e Veliajt e Rames e gjithë zona aty do të mbushet me kulla. Siç kanë dhënë këtë leje, parashikojnë të tjera tek pjesa e teatrit, rreth e qark sheshit Skenderbej, prapa Hotel Tiranës. Por qytetaret e Tiranës nuk do e lejojnë ketë masaker. Erion Veliaj nuk do ketë shansin të shkatërroj përfundimisht Tiranën.

Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

Bashkëngjitur dokumentat zyrtare qe vërtetojnë Kullen e rradhës:

1. “Dokumentin e veçantë të lejes zhvillimore” ku janë miratuar kriteret e lejes zhvillimore .
2. Vendimin nr.10 datë 2.2.2018 të Keshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e lejes .
3. Faqen 5 të dokumentit të veçante te lejes , ku është caktuar zona TR1 si zonë zhvillmi për ndertimin e kulles.
4. Faqen 10 të dokumentit të veçantë është pasqyruar pamja tre dimensionale e Kullës dhe realiteti i godinave ekzistuesese në qendrën e Tiranës.
5. Faqen 13 të dokumentit të veçantë pasqyrohet gjatësia e Kulles dhe lloji i destinacionit të ambjenteve ku përfshihen banim , ambjente biznesi , hoteleri , zyra shërbimi etj.
6. Faqen 17 të dokumentit të veçantë pasqyrohet pamja vizuale e projektit të Kullës, sipërfaqja e përgjithshme e truallit 4639.8 m2 , siperfaqja e truallit të zënë nga struktura 3178 m2 , ku siperfaqja e përgjithshme e ndertimit do të jetë 26692 m2 , gjatësia e Kulles mbi 77 metra .
7. Faqen 18 te dokumentit te veçantë percaktohen distancat ndërmjet Kulles dhe godinave ekzistuese që janë: 8.4 metra me Sahatin e Tiranës dhe 8.7 metra nga godina e zyrave aktuale të Bashkisë Tiranë .
8. Dokumentin nga web që vërteton marredhënien e punës ndërmjet Rea Xhillarit (vajaza e bashkëshortes së Kryeministrit Rama) dhe kompanisë projektuese 51N4E që ka projektuar Kullen .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY